TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enton Abilekaj ka folur për garën për Bashkinë e Tiranës dhe kandidatin që i duhet opozitës për të mundur Erion Veliajn.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se kryeqytetit i duhet një njeri që nuk vjedh.
"E mbani mend ju kur kandidoi Obama në 2008, e akuzuan për mungesë eksperience. Një nga njerëzit që e mbrojti ishte Robert De Niro. Ai rreshtoi gjithë dështimet e presidentëve përpara. Ai tha nëse është mungesë eksperience, të mos kesh këto dështime, atëherë mungesën e eksperiencës duam. Ne duam një njeri që ta dojë Tiranën. Jo këta që kanë shkatërruar Tiranën dhe vjedhin.
Këta çdo ditë që dalin në punë vjedhin. Çdo firmë që hedhin shkatërrojnë këtë vend. Mjafton mos japësh leje ndërtime. Këta e kanë shkatërruar", tha Abilekaj.