AKTUALITET, 17 Tetor 2022, 22:44

Lorenc Vangjeli: Tirana një fjetore gjigande, moderne, por nuk është qyteti i një komuniteti

Lorenc Vangjeli: Tirana një fjetore gjigande, moderne, por nuk

Analisti Lorenc Vangjeli, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV e krahasoi Tiranën me një fjetore gjigande, që nuk është qyteti i një komuniteti.

“Qendra e qytetit është një pronë që e kalon mandatin e një kryetari bashkie, një qeverie, që ndoshta 10-20 vjet më vonë mund të mendohej ndryshe. Paligjshmëria dhe anarkia na e kanë bërë jetën të vështirë. Nuk na kushtonte shumë që pallatet të ishin të sistemuar.

Tirana mund të jetë një fjetore gjigande, moderne, shumë moderne, luksi, por nuk është qyteti i një komuniteti për fat të keq dhe kërkon një zgjidhje që shkon përtej mandatit të një kryetari bashkie e të një qeverie"-tha analisti.