TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Alimehmeti është kandidat potencial i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por ende nuk ka zyrtarizuar kandidimin e tij në primare.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Alimehmeti u pyet nëse mendon se Tiranës i duhet një moratorium për ndërtimet, pra një ndalim i tyre.
Ai la të kuptohet se Tirana nuk ka nevojë për ndërtime në qendër, por mund të zhvillohet në periferi.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: A i duhet Tiranës një moratorium ndërtimesh? Veliaj e premtoi këtë por nuk e mbajti.
Ilir Alimehmeti: Ke përballë një propagandë të madhe. Ne duhet ta kthejmë në nivel personal dhe individual. Ti në mëngjes kur çohesh, çfarë bën? Në nivel individual të gjitha dhe secila me ekip ekspertësh. Ka ekipe dhe ekspertë, për të çmontuar secilën prej këtyre. Tirana është e sëmurë. Me të gjithë sëmundjen e mundshme. Së pari ka një kancer. Gjithë ato ndërtime të mbira ashtu, i ngjasojnë një kanceri. Ato janë bërë dhe janë aty. Problemi tjetër, është janë bërë ngjitur dhe kanë një dendësi popullate të jashtëzakonshme. Nuk është problemi që po ndërton, por po ndërton në të njëjtin vend. Të ka hequr ajrin, horizontin. Nuk shohim më horizont.
Kemi sëmundje tjetër, sëmundje qarkullimi. Zgjohuni në mëngjes, merrni makinën, për të bërë 3 kilometra, do 30 minuta.
Ylli Rakipi: E zëmë se u zgjodhe. Por mos vjen oligarku nesër dhe të thotë, të zgjodhi Sali Berisha, të zgjodhi Ilir Meta, se kështu është kjo punë…
Ilir Alimehmeti: Përse të mos kemi një plan urbanisitik të qëndrueshëm? Rruga që përmëndët te Fresku, arrin ta kanalizojë gjithë atë popullatë? Ka kalkulime dhe janë stafe urbanistësh që i bëjnë këto llogari.
Ylli Rakipi: Për ndalimin e ndërtimeve nuk më the gjë?
Ilir Alimehmeti: Aty ku ka dëndësi popullate, nuk mund të shtosh dot më shumë. Nuk janë diskutime emisionesh, por këto bëhen zyrtare dhe nuk mbahen me fjalë. Gjithçka nën monitorimin e vazhdueshëm të ekspertëve.
Zhvillimi nuk mund të dalet, qyteti duhet të hapet. Ka mjaft fusha të tjera që mund të hapet.