TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini ka folur për tetë vitet e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, duke përshkruar kryeqytetin që kemi sot.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini rreshtoi të gjithë "punët" e Veliajt, ndër to betonizmi, ndërtimi i kullave të larta dhe injorimi i infrastrukturës, kanalizimeve, etj.
"Një ditë vere në Tiranë, në bulevardin kryesor, ti ecën dhe afshi i fekaleve në Lanë mbulon gjithçka. Është afsh mbytës. 31 vjet kryeqyteti i Shqipërisë, derdh ujërat e zeza. Njerëzit dhjesin në shtëpi dhe derdhet në Lanë.
Ky vend nuk ka Bibliotekë Kombëtarë, është dy dhoma e kuzhinë. Nuk ka Teatër. Një Teatër kukullash e kanë spostuar. Nuk ka terrene sportive. Ka një stadium, që është gjelltore e madhe, ka pajdhaqe, sushi, masazhe… I vetmi stadium, ku disa centimetra larg ka kulla.
Nuk është vetëm faji i Veliajt. Ka shumë probleme të zhvillimit tonë. Por zoti Veliaj nuk i ka patur kurrë prioritet këto gjëra. Është marrë vetëm me betonizmin e Tiranës dhe ndërtimin e kullave të larta. Rama ka patur një plan, ndërtimin e kullave.
Ky projekt po shkatërron çdo lloj gjurme historikë, çdo lloj shije, çdo lloj identiteti. Ndërsa kullat ngrihen dhe ndërtohen miliona metra katrorë, kanalizimet janë po ato. Trotuaret janë zvogëluar. Tirana nuk ka investuar aspak në transport publik. Ky është faji i kryetarit të Bashkisë.
Kjo është Tirana ku ne jetojmë sot", deklaroi Sejamini.