TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, përmes rrjeteve sociale shkruan se pallatet dhe katet pa leje i mbinë Erion Veliajt deri tek zyra ndërsa shton se tashmë ky i fundit i shikon nga dritarja.
Teksa kanë kaluar më shumë se shtatë vite të Erion Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë, Braimllari shprehet se ai do të mbahet mend si kryebashkiaku që nuk realizoi asnjë premtim.
Statusi i Braimllarit
Pallatet dhe katet pa leje i mbinë deri te zyra, Veliaj i betonit tashmë i shikon dhe nga dritarja. Kur kanë kaluar më shumë se 7 vite në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku që bëri më shumë premtime dhe realizoi më pak nga të gjithë paraardhësit e tij në këtë post.
Këtu përfshihen premtimet që nga modernizimi i transportit publik, bllokimi i lejeve të ndërtimit në qendër dhe zonat e ngarkuara, me qëllim që qyteti të zgjerohej në periferi, e deri te shtimi i hapësirave të gjelbra për qytetarët.
Lista e premtimeve është shumë e gjatë, por ajo e realizimeve është thuajse zero. Por një nga dështimet më të mëdha të Veliajt dhe që do të mbahet mend gjatë nga qytetarët e Tiranës, është pikërisht betonizimi i kryqytetit, teksa në vend të barit dhe pemëve në qëndër të Tiranës mbinë kullat shumëkatëshe, për të cilat vetëm Veliaj nuk shqetësohet.