TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për betejën për Bashkinë e Tiranës. Ai deklaroi se kandidati i PD-së duhet të frymëzojë votuesit dhe jo të flasë si burokrat.
“Unë mendoj se shumica e qytetarëve të Tiranës janë kundër Veliajt, por qytetarët e Tiranës që votojnë janë në shumicë pro Veliajt. Pra nëse në zgjedhjet e ardhshme dalin po aq votues sa në zgjedhjet e 2017, 2019, 2021, Veliaj fiton. Partia Socialiste që nga 2017 merr më shumë se 50 për qind të votave e vetme. Në zgjedhjet e fundit ka marrë 50.13 për qind, bashkë me PSD-në 53 për qind. Ata që votojnë, votojnë më shumicë Partinë Socialiste.
Që PD të fitojë duhet të nxjerrë në votime ata njerëz që nuk kanë votuar në të shkuarën dhe kjo bëhet vetëm me frymëzim. Ajo ka vetëm një mundësi që ta fitojë Tiranën edhe nëse humb në rezultatin elektoral, të frymëzojë njerëzit, tu kthejë njerëzve pasionin për politikën, t’u kthejë njerëzve shpresën për të ardhmen.
Dhe vijmë te çështja se kush mund ta bëjë këtë gjë. Nuk e bën dot një partiak që ka PD. Unë nuk shikoj ndokënd që të frymëzojë, pra të që jetë i ndershëm, të ketë integritet, por edhe të ketë karizëm, të ketë diskutime, kurajo, të ketë forcën, edhe të kuptojë, pra duhet një njeri që të frymëzojë se ka një vizion, një pasion, një energji që duhet ta përcjellë. Unë do të votoja për z.Alimehmeti, do të votoja kundër z.Veliaj, se nuk duhet ta qeverisë më Tiranën, ciladoqoftë alternativa, por nëse z. Alimehmeti do të bënte fushatë me ujin e pijshëm, me fjalorin burokratik e ke të humbur. Nëse do të bësh fushatë duke u thënë qytetarëve të Tiranës se unë po kandidoj se kam një ëndërr, se kam pasion se duan të bëj kundër padrejtësive dhe mund të ecim përpara mund të fitosh”-tha Neritan Sejamini.