AKTUALITET, 17 Tetor 2022, 22:11

Lorenc Vangjeli: Alimehmetin e vlerësoj, por Bashkinë e Tiranës e fiton Veliaj!

Lorenc Vangjeli: Alimehmetin e vlerësoj, por Bashkinë e Tiranës e

Lorenc Vangjeli thotë se Bashkinë e Tiranës e fiton Erion Veliaj edhe pse vlerëson figurën e doktor Ilir Alimehmetit, që përmendet si kandidat potencial i opozitës. 

I ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Vangjeli tha se gara është politike dhe se i suksesshëm ka gjasa të jetë dikush që e ka nisur si "ushtar dhe jo gjeneral", pra Veliaj. 

"Doktori, që jemi këtu (Ilir Alimehmeti), jam i nderuar. Ka vlerësimin tim, është ndryshe nga ata që kanë turpëruar bluzën e tyre. Problemi është tek gara reale.
Nuk më befason sondazhi. Gara është garë politike. Duke ditur projeksionin e garës, që është politike…

Sa njësi administrative ka Tirana? A mund të bënin këta kandidatë një tur, për të treguar vizionin e tyre? Një para fushatë? Doktori duhet të hyjë në politike dhe të mendojë si në politikë. Por, në politikë po fillove si gjeneral, harrohesh. Në politikë fillohet si ushtar.

Veliaj e ka nisur si ushtar, njëlloj si gazetarët e suksesshëm, janë ata që e kanë nisur nga lajmi.

Në politikë arma më e fortë është urrejtja dhe jo ekuilibri, tentative për të gjetur te kundërshtari diçka të vlefshme", deklaroi Vangjeli. 

Poll