TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe lidhjet që i bëjnë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Rama thotë se kjo ‘arenë lufte’ dhe përdorjes së personalitetit politik me fyerje dhe jo me argumente i ka shndërruar deklaratat politike në luftë civile dixhitale.
Rama më pas përmendi fitoren në Kukës nga ku ironizoi edhe arsyen e përdorur nga opozita për humbje ndërsa garantoi se PS do të jetë fituese edhe në 2025.
“Kush nuk ka mizë nën kësulë, dhe kush nuk ka gurë për të hedhur pa e fshehur dorën bën luftën civile kur është për të bërë luftën, dhe bën paqen atëherë kur duhet të bëjnë paqen. Ata që harrojnë se pa Ramushat e të tjerët nuk do të kishin lirinë e fjalës, ku sot shahen shqiptarë me shqiptarë që ka degraduar si luftë civile që e merr frymëzimin këtu.
Tjetri sulmohet për t’i rrëzuar personalitetin dhe jo argumentin. Rroftë sebepi i Serbisë se tradhtarët s’janë dosido, Edvin Radoviçi, bjerini tastierës për të luftuar me Ramoviçin, më shumë madje sesa me Vuçiçin.
Këtu në Tiranë kështu fitohen me imagjinatën e së shkuarës ata që mendojnë se do të jenë në të ardhmen. Siç ndodhi në Kukës, se natyrisht vota u vodh nga dora e Vuçiçit. Por megjithatë fitorja ishte më e fortë dhe do të jetë edhe më e fortë në zgjedhjet e ardhshme, do ta shikoni.
Procesi i Berlinit, gëzon mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe për here të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së. Shqipëria është shtet me një pozicionim gjithnjë e më të konsoliduar.”- tha Rama.