AKTUALITET, 12 Tetor 2023, 11:20

“Për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer në litar për këmbët e Kosovës”- Rama thumbon Kurtin: Rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë progres në luftën diplomatike me Serbinë

“Për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar homologun e Albin Kurti, teksa u shpreh se “për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer në litar për këmbët e Kosovës”.

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama u shpreh se “të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër”.

“Ai asociacion duke mos u bërë është kthyer në litar, i cili për mendtë e kokës, do të vazhdojë të shtrëngojë këmbët e republikës së Kosovës, të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër.

Kosova rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë progres në luftën diplomatike të Serbinë, Kjo po ndodh për shkak të mosbërjes së asociacionit.

Serbia me asociacionin s’lëviz dot këmbët, këtë e kupton edhe bufi. “I thuaj miqve të mi të Kosovës që të mos e humbasin planin e marrëveshjes franko-gjerman”, më tha Cliton kur erdhi në Shqipëri”, u shpreh kreu i qeverisë në Kuvend, ku po zhvillohet interpelancë për rezolutën e Kosovës.