TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur seanca në Kuvend për miratimin e rezolutës së Kosovës që dënon sulmin në Bansjkë të kryer nga terroristët serbë më 24 shtator.
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku është i pari që ka mbajtur fjalën, duke renditur deklaratat e kryeministrit Rama, për qëndrimet në lidhje me Kosovën.
“Ju kam thirrur në interpelancë në lidhje me një çështje sensitive për ne dhe ata që na ndjekin. Është rutinë në parlament se kush thërret interpelance, e bën për sqarim çështjesh por dhe për të përfituar kredo politike. Nuk është rasti im ky sot. Nëse do të kisha bërë një bilanc mes nesh dhe jush për çështjet e Kosovës, raporti do të ishte shumë i zhvendosur në drejtimin tonë.
Fjala ime e parë në këtë sallë, ju kam kërkuar dy gjëra. Tërheqjen nga Open Balkan dhe ndërprerjen e marrëdhënieve disproporcionale me Vucic. E kam përshëndetur vendimin për largimin nga Open Balkan. Motivi që ju kam thirrur në interpelancë sot shkon përetj betejave politike, nuk jam as të të shaj apo fyej, por opinioni publik duhet të sqarohet për disa akte deklarime qëndrime tuaja në raport me Kosovën. Më 19 qershor, përmes një statusi në Twitter, duke iu shtuar radhës për të vënë nën presion Albin Kurtin për të hequr forcat speciale nga veriu i Kosovës, keni deklaruar se ‘Albin dil nga vetëizolimi, deeskalo situatën tërhiq forcat speciale ose në të kundërt rrezikoni të keni një Republikë të KFOR ne veri të Kosovës dhe lamtumirë sovranitete të Kosovës mbi këtë pjesë.’
Më 24 qershor, ju e dini çndodhi. Një komando e armatosur serbësh, tentua aneksimi i pjesës veriore të Mitrovicës, dhe po të mos kishte qenë reagimi i policisë së Kosovës, dhe atyre forcave speciale që ju kërkoni të tërhiqni, do të ishte vendosur kufiri. Menjëherë pas ngjarjes së 24 qershorit, keni kërkuar nga KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Kjo është një shpallje e padeklaruar e ndarjes së veriut të Kosovës. Keni deklaruar se veri i Kosovës është një “tokë pa zot”. Nëse më thoni se janë lapsuse dhe gafa, do ta ndërprisja seancën dhe do të thoja kryeministri bën gabime”, tha ai.
Ndër të tjerë, Çollaku komentoi dhe rezolutën, të cilën e cilëson jo të denjë për Kosovën. Sipas tij, Parlamenti duhet të buçasë dhe jo të heshtë, për Kosovën.
“Mësova mbrëmë se në parlament është bërë një dakordësi për një rezolutë të përbashkët me Kosovën. Por, zonja kryetare, referuat se duhej të ishte mbledhur Komisioni i Politikës së Jashtme. Më keni fyer si anëtarë, sepse nuk jemi mbledhur asnjë orë. Sot, shoh që keni mbërritur me një tekst, rezolutë me tre fjali për Kosovën. Sigurisht fjalia kryesore është mbështesim qeverinë e Kosovës. A jeni në vete? Është detyrim kushtetues. Kjo është arritje e madhe? Kaq është zëri i Shqipërisë për Kosovën. Kosova ka gjëra që nuk mund t’i thotë dhe parlamenti i Shqipërisë nuk mund të fshihet, por të buçasë?”, tha deputeti demokrat.