AKTUALITET, 12 Tetor 2023, 10:33

Minatorët protestë para Kuvendit: 'Statusin' mos prisni të na e jepni pas vdekjes

Minatorët protestë para Kuvendit: 'Statusin' mos prisni

Teksa pritet që të nisë për pak çaste seanca plenare, një grup minatorët janë mbledhur sot para Kuvendit ndërsa protestojnë për plotësimin e kushteve të tyre.

Me pankarta në duar, minatorët kërkojnë që të miratohet statusi i minatorit.

‘Statusin e minatorit, mos prisni të na e jepni pas vdekje’, lexohet në një prej pankartave të protestuesve. Ata kanë bllokuar rrugën për deputetët të cilët po hyjnë në Kuvend.