TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, ka udhëtuar drejt fshatit Kullë, Njësia Administrative Sukth në Durrës pas sinjalizimit për mungesën e mësuesve në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Ismet Nanushi”. Prindër e nxënës thonë se mungojnë arsimtarët për Matematikën, Gjuhë-Letërsinë, Frengjishten, Gjeografinë, Artin Pamor dhe Muzikën.
Roja: Kanë orë pushimi, rrinë lozin…
Gazetarja: Ça viti jeni?
Drejtori i shkollës Mynyr Kaci pranon këtë problem duke shpjeguar vështirësitë, që thotë se po ndesh.
Gazetarja: Vjet keni mbaruar një vit shkollor pa mësues art pamor dhe muzikë.
Drejtori: Ka ardhë, ka ardhë.
Gazetarja: Erdhi muajin e fundit?
Drejtori: Mësuesi i Frengjishtes, i cili është larguar, ka braktisur vendin e punës. Kemi artin pamor dhe muzikën, po muzika na ka ardhur një gjysëm mësuesi sot, për 10 orë. Gjuhë Letërsi, Matematika është me raport se ka thyer këmbën. Po e zëvëndësojmë brenda mundësive me këto mësues që kemi, po jo 100%, është e pamundur. Kemi bërë kërkesë për një muaj zëvendësim, po nuk kanë pranuar, sepse është shumë pak dhe ne kemi zëvendësuar ca orë me sakrifica. Në 9-vjeçare këtë, art pamor dhe muzikë.
Gazetarja: Gjeografinë pashë, që ishte jashtë tani.
Gazetarja: Ishin jashtë nxënësit. Sa është numri total i mësuesve, drejtor 9-vjeçare dhe gjimnaz?
Drejtori: 752 total të gjithë me të gjitha ciklet edhe kopshtin.
Në ZVA-në e Durrësit, drejtoresha nuk përgjigjet, pasi kërkon shkresë.
Sekretarja: Jo është në mbledhje.
Gazetarja: Kush mund të më flas për mungesat e mësuesve?
Sekretarja: Ju lutem e kemi thenë dhe njëherë dhe ne do iu kthejmë përgjigje në mënyrë zyrtare.
Ndërsa në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, Redi Biturku, specialist i burimeve njerëzore shpjegon se për shkak të largësisë nuk po zgjidhet dot problemi i mësuesve të kësaj shkolle.
Redi Biturku, specialist i burimeve njerëzore: Duke qenë se këto janë shkolla që janë periferike, zakonisht këto refuzohen nga shumë kandidatë dhe në këtë moment, DRAP-i, pavarësisht se ushtron një kontroll periodik ditor për të gjitha punësimet, për ZVA-në e Durrësit mund të them që do të ushtrojmë përsëri një kontroll për këtë shkollë që të gjejmë kandidatët që ta pranojnë dhe që procesi mësimor të vazhdojë sa më normal të jetë i mundshëm./TV KLAN