AKTUALITET, 12 Tetor 2023, 11:53

Gara për t'u bërë pjesë e SPAK, zbulohet emri i kandidatit të parë

Gara për t'u bërë pjesë e SPAK, zbulohet emri i

Është zbuluar emri i parë i kandidatit në garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidati që ka aplikuar, dhe deri tani i vetmi, është prokurori Albert Kuliçi.

Afati i fundit për të aplikuar për 3 vendet vakante është të hënën (16 tetor).

Prokurori i Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi iu nënshtrua vettingut në tetor 2021 dhe u konfirmua në detyrë.

Kuliçi ka filluar punë në vitin 2010 dhe punon prej vitesh në prokurorinë e Vlorës. Në dhjetor 2019, makina që ai përdorte u hodh në erë me eksploziv.

Atentati u konsiderua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si sulm për shkak të funksionit.