AKTUALITET, 12 Tetor 2023, 12:06

51-vjeçari gjerman dërgohet pa shenja jete në spital, dyshimet e policisë

51-vjeçari gjerman dërgohet pa shenja jete në spital, dyshimet

Mëngjesin e sotëm një 51-vjeçar gjerman është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër. 

Dyshohet se shtetasi gjerman ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër është dërguar pa shenja jete, shtetasi Ch. K., 51 vjeç, banues në Gjermani.

Nga verifikimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.