AKTUALITET, 7 Prill 2023, 18:53

Rama foli për dalje nga juridiksioni i Arbitrazhit/ Meta: I papërgjegjshëm! Shqipëria duhet të dalë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja

Rama foli për dalje nga juridiksioni i Arbitrazhit/ Meta: I

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta foli sot dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se po analizohet mundësia e daljes nga  juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, pas vendimit të fundit për çështjen "Becchetti".

Meta tha nga Vora se ajo që duhet të ndodhë në vend të kësaj që paralajmëron Rama, është që Shqipëria duhet të dalë një herë e gjithmonë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja përmes kapjes së shtetit

“Kosova fitoi për të 3 herë Arbitrazhin ndërkombëtar, i papërgjegjshmit kërkon të dalim nga juridiksioni. Shqipëria duhet të dalë një herë e gjithmonë nga rrethi vicioz ku e futi Rilindja përmes kapjes së shtetit, e gjitha nis më 14 maj”, tha Meta.