AKTUALITET, 7 Prill 2023, 16:06

E pandehura nuk kishte marrë dijeni, shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit

E pandehura nuk kishte marrë dijeni, shtyhet seanca gjyqësore për

Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit. Shkak i shtyrjes është bërë fakti që nuk kishte marrë dijeni e pandehura Jonida Zeqo, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. 

Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar.

Në seancën e kaluar gjykata i kërkoi prokurorisë të merrte informacion për 3 personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugalla, tre administratorët e inceneratorit të Elbasanit.

Prokuroria ka kërkuar që të merret informacion nga Interpol Tirana, nëse këto shtetas janë ndaluar në ndonjë vend tjetër dhe më pas t’i përcjellin informacion Gjykatës së Posacme në lidhje me fazën që ata ndodhen. Nëse janë arrestuar apo në vendin që ata janë kanë kërkuar azil politik apo ndonjë kërkesë tjetër.

Të pandehur janë marrë, Lefter Koka, Alqi Bllaku dhe 7 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit zyrtar dhe pastrimit të parave

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 20 prill në orën 09:30.