AKTUALITET, 7 Prill 2023, 16:20

Hiqej si turist, por shiste drogë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar me gati 1 kg kokainë në Itali

Hiqej si turist, por shiste drogë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar me

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi kokaine.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari rezultonte se ka hyrë në Itali si turist, ndërkohë që ishte i përfshirë në një rrjet trafiku të shitjes së drogës. Mësohet se atij gjatë arrestimit iu gjetën dhe sekuestruan me gati 1 kg kokainë, e ndarë në doza. Ndërkohë, në kroskotin e makinës iu gjetën dhe 24 doza të tjera.

Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.