AKTUALITET, 7 Prill 2023, 18:14

Berisha dhe Meta bëhen bashkë në Vorë, kreu i PL-së: Në 4 vite Rama prodhoi 5 kryebashkiakë të komanduar!

Berisha dhe Meta bëhen bashkë në Vorë, kreu i PL-së:

Teksa nuk na ndajnë shumë nga zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i demokratëve, Sali Berisha janë bërë bashkë sot në takimin elektoral në Vorë, ku po prezantojnë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha.

Meta në fjalën e tij tha se Vora është një nga dëshmitë të papërgjegjshmërisë së Ramës. “Vora është një nga dëshmitë të papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë. Ku janë 14 mln euro investime, janë të vjedhura dhe të abuzuara, janë në SPAK dhe këtyre çështjeve duhet t’i shkohet deri në fund. Është e tmerrshme të shikosh rrugë këtu në Vorë ku as me autoblinda nuk mund të shkosh dhe jo më me mjete. Është jashtë çdo imagjinate.

Unë besoj tek vizioni i Indriti, tek plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’ja ngrejë vlerën këtu qyteti. Besoj tek aftësitë e tij menaxheriale dhe tek plani për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja, por edhe vendase”, pohoi Meta. Ndër të tjera ai u shpreh se më 14 maj do të triumfojë ndryshimi. “Ndryshimi fillon dhe triumfon më 14 maj, shumë shpejt do të jetë edhe në nivel kombëtar. Unë besoj tek mençuria e të gjithë juve, edhe tek ata që me bindje politike mund ti kenë ndryshe po që vidhen nga rilindja, ky sekt kaq i papërgjegjshëm”, nënvizoi Meta.