AKTUALITET, 7 Prill 2023, 18:09

Milatoviç presidenti i ri, Rama e uron serbisht: Me Malin e Zi na lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja

Milatoviç presidenti i ri, Rama e uron serbisht: Me Malin e Zi na lidh e

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të zgjedhur në Malin e Zi, Jakov Milatoviç.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se me Malin e Zi, Shqipërinë e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama në Twitter.

Të njëjtën njëjtën gjë Rama e ka komunikuar edhe serbisht: Čestitke novoizabranom predsjedniku Crne Gore @JakovMilatovic, te podrška koju je dobio od glasača neka se što više pretvori u dobrobit susjedne zemlje, sa kojom nas neraskidivo vezuju prošlost, sadašnjost i budućnost