AKTUALITET, 7 Prill 2023, 17:27

Lokalet/ “Tirana, lavatriçe e pastrimit të parave në kulla shumëkatëshe”, Tedi Blushi: Ndryshimi është në duart e qytetarëve!

Lokalet/ “Tirana, lavatriçe e pastrimit të parave në

Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është shprehur optimist për planin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçin, që sipas tij do të transformohet në një vend të jetueshëm.

Tedi Blushi përmes një reagimi në “Facebook” thekson se  Tirana është shndërruar në një lavatriçe të madhe, ndërsa shtoi se ky fenomen do të marrë fund në 14 maj.

REAGIMI:

Vota për Belind Këlliçi është votë për gjelbërimin, për një Tiranë të jetueshme dhe të shëndetshme.

Në kryeqytet në tetë vitet e fundit janë zhdukur rreth 520 mijë metra katror gjelbërim, për t’i hapur rrugë ndërtimit, betonizimit dhe shndërrimit të Tiranës në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave në kulla shumëkatëshe.

Belind Këlliçi ka një plan konkret për ndryshimin e kësaj situate duke u zotuar për 500 oaze të gjelbërta dhe vendpushime në qytet, nga një për secilën lagje.

Nëpërmjet tyre do të transformohet Tirana nga një qytet i keqplanifikuar, i mbytur në beton, në një qytet të jetueshëm modern, që i jep përparësi qytetarëve duke u mundësuar hapësira të gjelbrta pranë shtëpisë së tyre dhe pranë komuniteti ku ka banorë.

Gjithashtu Belindi zotohet për ngritjen e 6 parqeve në kurorën rrethuese të Tiranës, duke nisur me Parkun e Gollogjenit, Parkun e liqenit të Kusit në Kashar, Parkun e liqenit të Robës në Baldushk, Parkun e liqenit të Fjollës në Pezë, Parkun e liqenit të Prushit në Allgjatë dhe Parkun treliqenor të Linzës, Tufinës dhe Priskës.

Ndryshimi është në duart tuaja!

BashkëFitojmë!