AKTUALITET, 7 Prill 2023, 15:31

"Kandidati i PS i dënuar", Bardhi: Celibashi lejoi rikandidimin e Ismailajt në kundërshtim me ligjin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat foli në lidhje me rikandidimin e kryetarit të bashkisë, Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Sipas tij, vendimi i Celibashit për të miratuar rikandidimin e tij është në kundërshtim me ligjin, pasi Ismailaj është i dënuar në Greqi dhe Shqipëri, ndërsa akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve se me veprimet ose mosveprimet e tij është duke ndikuar në mënyrë antiligjore në zgjedhjet e 14 majit.

Bardhi u shpreh se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka për detyrë të administrojë formularin e vetëdeklarimit të paraqitur nga shtetasi Qerim Ismail Ismailaj dhe të konstatojë pengesën ligjore të këtij kandidati për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023.

Ai tha se përmes një dokumenti, i është kërkuar Celibashit të vendosë ndalimin e kandidimit të subjektit Qerim Ismail Ismailaj për të kandiduar si kryetar i bashkisë Mallakastër.

“Në një akt të paprecedentë janë injoruar thirrjet e ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA për kandidatë të pastër në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Bardhi."Kandidati i PS i dënuar", Bardhi: Celibashi lejoi rikandidimin e