AKTUALITET, 7 Prill 2023, 17:42

Aksident në Durrës, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Durrës, makina përplaset me motorin, një i

Një aksident është regjistruar në Durrës, ku një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit u plagos. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin me inicialet N. K.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.