AKTUALITET, 7 Prill 2023, 15:07

"Beteja jonë, për ekonominë dhe kundër shpopullimit", Meta: Shqiptarët po vuajnë largimin e fëmijëve nga vendi, banda e Rilindjes rriti kostot e jetesës

"Beteja jonë, për ekonominë dhe kundër

Kreu i PL, Ilir Meta deklaron se beteja e opozitës pas zgjedhjeve të 14 majit do të jetë rritja ekonomike dhe ndalja e shpopullimit.

Meta thekson se shqiptarët po vuajnë largimin e fëmijëve të tyre dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.

"Beteja jonë është për ekonominë dhe kundër shpopullimit. Kjo nuk është një betejë vetëm për opozitarët, por për të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë shqiptarët sot vuajnë largimin e fëmijëve të tyre dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.

Prandaj Ndryshimi është domosdoshmëri, prandaj Ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve", deklaron Meta.