TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, e emëruar të hënën e 29 korrikut në kryesinë e organit parlamentar, pasi u propozua në Kongresin e PS-së nga kryeministri Edi Rama për të pasuar Lindita Nikollën, e cila njoftoi dorëheqjen disa ditë më parë për arsye shëndetësore ka zhilluar një takim me këtë të fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, e cila ka zbuluar pak detaje nga takimi në zyrën e Nikollës.
Spiropali vijon më tej duke shprehur mirënjohjen për shembullin e mirë në drejtimin me urtësi, integritet dhe kompetencë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa shton se përvoja e saj do të jetë një referencë e rëndësishmë për të.
“Me kolegen e nderuar dhe miken e dashur, Lindita Nikolla. Me mirënjohje për punën dhe shembullin në drejtimin me urtësi, integritet dhe kompetencë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë!
E dashur Lindita, Ju uroj gjithë të mirat dhe përvoja juaj do të jetë një referencë e rëndësishme për mua!”,- shkruan në rrjetin social, Facebook, kryeparlamentarje e re, Elisa Spiropali.