AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 10:02

Rama rikthen Bicin në krye të IKMT-së, merr vendin e Ervin Hoxhës

Rama rikthen Bicin në krye të IKMT-së, merr vendin e Ervin

Kryeministri Edi Rama emëron sërish Dallëndyshe Bicin në krye të IKMT-së.

Bici ka marrë vendin e Ervin Hoxhës, i cili u emërua ministër i Brendshëm.

Në vend të Dallëndyshe Bicit në krye të ASHK-së ështe emëruar Lorena Goxhabelli.

Dallëndyshe Bici ka një karrierë të gjatë, duke përfshirë drejtimin e sektorëve të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri. Nga prilli deri në nëntor 2010, ajo ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në Universitetin Polis.

Nga tetori 2013 deri në gusht 2014, Bici ka shërbyer si drejtoreshë në Drejtorinë e Inspektimit Juridik në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Prej gushtit 2014 deri në mars 2023, ajo ka qenë kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Së fundmi, deri në emërimin e saj të ri, ajo drejtonte Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.