AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 12:14

Zbardhen 6 vrasje dhe lëshohen 36 urdhër-arreste, në pranga edhe shefi i krimeve në Durrës

Zbardhen 6 vrasje dhe lëshohen 36 urdhër-arreste, në pranga edhe

Detaje të reja janë zbuluar gjatë megaoperacionit ‘Plumbi i Artë 2’.

Janë zbardhur 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat.

Mes personave për të cilët GJKKO ka vendosur masa sigurie janë dhe dy oficerë policie.

Është arrestuar Martin Musaj, zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, masë sigurie arrest shtëpie dhe për ish-gjyqtaren, Pajtime Fetahu.

Në Durrës është arrestuar shefi i krimeve, Agustin Cinari.

Në pranga është vënë edhe një tjetër efektiv.

Oficerët e policisë dyshohet se kanë siguruar kushte për të kryer vrasje.

Janë publikuar emrat ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër-arreste nga Prokuroria e Posaçme.

Bëhet fjalë për shtetasit: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Musaku, Leonardo Rragami.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime.