AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 13:08

Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e "5D" të bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe

Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e "5D" të
Qato, Tushe dhe Molla

Apeli i GJKKO ka marrë vendimin për të lënë në burg ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.

Më 2 korrik SPAK u komunikoi zyrtarisht akuzat 3 ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tushe.

Mësohet se Mollës e Qatos, akuza u është komunikuar për “korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie”, ndërsa Tusha akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë.

Burime nga SPAK bëjnë të ditur se vijojnë hetimet pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore nga SPAK.  

Më 28 mars 2024, GJKKO caktoi arrest në burg për, Redi Mollën, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë. 

6 masa të tjera sigurie që miratuan gjithashtu nga gjykata ishin detyrim paraqitje, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave. Ata akuzohen nga SPAK se i jepnin tenderë të paracaktuar kompanisë 5D, pronarë të së cilës ishin vetë drejtoret e bashkisë.