AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 10:36

Pyje dhe hotele të shkrumbuar, pasojat katastrofike të zjarrit në Shëngjin (VIDEO)

Pyje dhe hotele të shkrumbuar, pasojat katastrofike të zjarrit në

Pasojat nga zjarri i frikshëm që ‘mbërtheu’ dje Shëngjinin, ku duket se dëmet janë të mëdha.

Siç shihet dhe nga videot e LSA, disa hotele dhe banesa janë djegur nga flakët, që kërcënuan seriozisht jetën e banorëve të kësaj zone.

Pas orëve luftë me flakët në Shëngjin, duket se nata ka qetësuar gjendjen, pasi disa zona tashmë janë nën kontroll.

Në Ranën e Hedhun, ku situata dje ishte me kritike, deri më tani duket të jetë nën kontroll situata, edhe pse era fryn e fortë herë here pas here.

Edhe në qendër pranë kishës katolike, ku zjarri u aktivizua mbrëmë në orët e vona, flakët janë vënë nën kontroll.

Vijon ende puna e zjarrfikësve në terren, por me intensitet më të ulët.