TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është zbardhur pas 4 vitesh ekzekutimi me 14 plumba i Klevis Kapllani, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij më 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.
Vrasja u zbuluar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC.
Në vrasjen e të riut, baba i një fëmije, dyshohet se u implikua miku i tij Nuredin Dumani, me të cilin kishte njohje të hershme dhe shoqëroheshin bashkë.
Gjithashtu Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani ishin nga i njëjti fshat, Sinaballaj, dhe para se vrasësi me pagesë të shpallej në kërkim nga Policia për ngjarjet kriminale, ata shoqëroheshin bashkë në publik.
Klevis Kapllani rezultonte i dënuar dy herë në Itali, si shpërndarës droge.
Lidhjet me personazhet e botës së krimit
Pas vrasjes së tij, grupi hetimor sekuestroi kamera të sigurisë pranë banesës së 33-vjeçarit dhe mori në pyetje familjarë të viktimës.
Nga këqyrja e kamerave, rezultoi se në ditët e para të shtatorit, 33-vjeçari kishte strehuar personin e rrezikshëm që i fshiheshin drejtësisë. Gjithashtu u ngritën dyshime se Klevis Kapllani kishte bashkëpunuar me Nuredin Dumanin, për disa ngjarje kriminale të ndodhura në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Rrogozhinë.
Përveç strehimit Klevis Kapllani dyshohet se e ka ndihmuar edhe me transport pasi në të paktën një rast makina e autorëve të një vrasjeje në Durrës është djegur rreth 2 kilometër larg banesës së tij.
Dyshimet në lidhje me përfshirjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në aktivitete kriminale në Shqipëri përveç precedentëve për trafik droge në Itali forcohen edhe më tej për faktin se 3 ditë para vrasjes, ai u ka dhënë mjetin e tij ‘Audi Q7’ në përdorim personave ende të paidentifikuar me të cilët kishte rënë dakord për t’ia kthyer më datë 14 shtator. Vetëm një ditë më pas ai u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash në rrugën pranë shtëpisë.
Sipas dyshimeve të policisë në atë kohë, Nurdin Dumani ka eliminimuar bashkëpunëtorin e tij, për të zhdukur çdo gjurmë.