TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar 7 persona pasi akuzohen se kanë marrë peng një 35-vjeçar dhe e kanë kërcënuar për dhënie pasurie.
Ata janë Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci, Fredi Keta, Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.
Mësohet se policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci , 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri , 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç.
Naim Qarri ka qenë edhe ish presidenti i Klubit te Kamzës.
Policia thote se nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.
Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal"- njoftoi policia.