AKTUALITET, 23 Shkurt 2023, 22:04

"Rama do të shporret si Millosheviçi!"/ Meta "shpërthen" në emision: Nuk do të flejmë në 14 dhe 15 maj...

"Rama do të shporret si Millosheviçi!"/ Meta

Ilir Meta ka deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se kryeministri Rama do të "shporret" nga pushteti "njëlloj si Millosheviçi". 

Meta tha se opozita do ta largojë Ramën nga pushteti me "protesta dhe me zgjedhje", duke paralajmëruar se opozita nuk do të pranojë dhe tolerojë prekjen e zgjedhjeve. 

"Askush nuk do të flejë në 14 dhe 15 maj", tha Meta, duke iu referuar datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ndani të njëjtin mendim me Berishën, që Rama nuk mundet me votë? 

Ilir Meta: Rama do të shporret me protesta dhe me zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Nuk është burrë më i mirë dhe më i fortë si Millosheviçi. Ti e di si iku Millosheviçi. Vuri dorë mbi zgjedhjet dhe shpërtheu populli. Rama do të shporret me protesta dhe me zgjedhje.

Ylli Rakipi: Atëherë paskeni problem me Berishën?

Ilir Meta: Berisha ka idenë që ky është mafioz dhe urren votën e lirë dhe demokracinë. Nuk ikën në proces normal demokratik, prandaj duhen përpjekje ekstra përveç votës, por jo se nuk do të ikë me votë. Rama do të shporret me zgjedhje dhe me protesta. Ai po preku votën, do të mbajë përgjegjësinë e tij. Nuk do të flejë njeri në 14 dhe 15 maj.

Enton Abilekaj: Çfarë përgjegjësie ka mbajtur ai?

Ilir Meta: Mbaroi kjo histori. Doni të përhapni dëshpërim. Të gjithë duhet të shkojnë të votojnë, të mos shesin votën e tyre, se më të varfër do të bëhen.

Enton Abilekaj: Të flasim konkretisht. Do të ndiqet rruga e zgjedhjeve, por e shoqëruar me protesta?

Ilir Meta: Zgjedhjet janë të pashmangshme.

Enton Abilekaj: Zgjedhjet do të sjellin rezultat ndryshe? Se Rama bën zgjedhje siç i do…

Ilir Meta: Do të ketë dinamika shumë të shpejta...