TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Evis Kushi për kërkesat e pedagogëve.
Përmes një postimi në Facebook, Xhixho shprehet se ndërsa “qeveria nuk i kursen paratë për inceneratorët, universitetet e vendit përballen me vështirësi të skajshme”.
Sipas saj, financimi nga qeveria për arsimin e lartë është shumë i ulët dhe pagat e pedagogëve janë 50% më të ulëta se Kosova.
Postimi i plotë:
Urgjente mbajtja e seancës pyetje – përgjigje që kam kërkuar për herë të dytë me ministren e Arsimit për kërkesat e drejta të pedagogëve dhe studentëve!
Në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të pedagogëve, të cilët ngrenë zërin për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë në vend.
Ndërsa qeveria nuk i kursen paratë për inceneratorët, universitetet e vendit përballen me vështirësi të skajshme.
1️-Financimi në nivel shumë të ulët i arsimit të lartë nga ana e Qeverisë më poshtë se 0.7% e PBB.
2️-Financim tepër i ulët i kërkimit shkencor 0.03 % PBB.
3️-Pagat 50% më të ulëta se Kosova;
4️-Gjendje e mjerueshme e laboratorëve dhe bibliotekave në kampuset studentore.
5️-Largimi i mbi 12 mijë studentëve jashtë vendit ka shkaktuar mbylljen e degëve të tëra dhe rrezikon edhe mbylljen e vetë universiteteve në rrethe.
Vetëm duke garantuar paga dinjitoze për pedagogët dhe kushte për arsimim cilësor mund të ndalim ikjen e intelektualëve dhe të rinjve nga vendi.
Është koha e llogaridhënies!