TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1998-1999 dhe 2001-2002, Pandeli Majko, ka “zbuluar” udhëtimin drejt Kievit, me tren. Në një postim të pak minutave më parë, Majko duket në një vagon, shoqëruar nga deputetët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu.
“Duke udhëtuar drejt Kievit me kolegët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu…”-shkruan Majko, duke paralajmëruar se do të jetë në kryeqytetin ukrainas nesër, në 1-vjetorin e nisjes së pushtimit rus.
Ai njihet edhe si “kryeministri i luftës” pasi drejtoi qeverinë në mars 1998 kur nisi spastrimi etnik i Serbisë në Kosovë dhe kur në Shqipëri erdhën si refugjatë lufte mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës të përzënë me dhunë nga diktatori Millosheviç. Majko mbeti jashtë Kuvendit pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, por u fut si deputeti pasues në listën emërore të PS-së, duke zëvendësuar ish-deputetin Alqi Bllako që u arrestua për aferën e incineratorëve dhe ndodhet në burg. Po kështu edhe Denis Deliu, që mbante numrin e 13 në listën e PS në Durrës, për zgjedhjet e 25 prillit, që u fut pasi Lefter Koka njoftoi se do ta lërë mandatin e deputetit duke mbyllur kështu ciklin e tij politik, një vit para se të burgosej, edhe ai për aferën e incineratorëve.
Deliu ishte pjesë emisionit në Afganistan, mëse një dekadë më parë kur dhe mbeti i vrarë kolegu i tij Feti Vogli. Ndërsa deputeti Xhemal Qefalia, ka qenë drejtor i Burgjeve dhe prej disa mandatesh përfaqëson zonën e Dajtit në Kuvend.