TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jose Mourinho dhe Reali i Madridit pësuan humbjen e dytë në La Liga dhe këtë radhë Los Blancos u ndëshkuan në derbin me Atletico Madrid.
Ai u shfaq në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes ku nuk e fshehu irritimin e tij ndaj arbitrit Ortiz Arias dhe në një moment shfaqi një foto të ndërhyrjeve ndaj Bellingham dhe Valverdes duke pretenduar se ishin për karton të kuq.
‘Këtu janë dy kartonë të kuq të qartë. Gjithçka ishte shumë e çuditshme-tha Mourinho-dihej kush ishte arbitri që prej një jave, kur normalisht emri i tij mësohet 24 orë përpara. Arbitri nuk kishte eksperiencë për të gjykuar një ndeshje derbi. Është 41 vjeç, është një arbitër mediokër që ka drejtuar vetëm sfida jo të rëndësishme. Pastaj, një arbitër 41 vjeç që nuk është arbitër ndërkombëtar…Nuk është se është ndonjë gjyqtar i shkëlqyer. Pastaj i shkreti erdhi këtu dhe nuk e mbajti presionin. Urime komisionit arbitrat për emërimin e këtij arbitri, por z.Trujillo ka një të kaluar me Realin e Madridit..’.
Mourinho nuk e la me kaq por e vijoi më tej shfryrjen e tij.
‘Fitorja e La Liga? Nëse na lënë në paqe dhe qetësi…Nëse na lejojnë të garojmë në kushte të barabarta, ka kohë-theksoi trajneri portugez i Realit të Madridit.
Humbja 2-1 në derbin ndaj Atletico Madridit ka shkaktuar reagime të forta në Real Madrid TV, kanali zyrtar televiziv i klubit madrilen, që ka kritikuar ashpër gjykimin dhe La Ligën pas ndeshjes.
Real Madrid u mposht në “Metropolitano” dhe e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq. Vendimi i arbitrit u bë një prej temave kryesore të diskutimit në Real Madrid TV.
Sipas deklaratave të raportuara nga mediat spanjolle, në kanalin e klubit pati kritika të forta ndaj mënyrës së arbitrimit dhe drejtimit të kampionatit.
“Jam i sigurt se shumë tifozë të Real Madridit mezi presin të ngrihen dhe të largohen nga kjo garë. Të bën të duash të ngrihesh dhe të largohesh nga kjo garë”, ishte një nga komentet e bëra në transmetim.
Përballja në Madrid solli edhe një tjetër episod të diskutueshëm. Cristian Romero nuk u përjashtua pas një ndërhyrjeje ndaj Jude Bellingham, edhe pse aksioni u rishikua nga VAR-i.
Ky vendim, së bashku me kartonin e kuq të Huijsenit, u përdor nga Real Madrid TV për të ngritur pretendimin se ndaj Realit po përdoret një standard i ndryshëm arbitrimi.
“Gjithçka është e neveritshme. Nuk u intereson që La Liga nën Tebasin po tejmbushet me këtë situatë. Ky sezon ka qenë pika e fundit”, ishte një tjetër reagim i fortë i kanalit.
Në transmetim u kritikua gjithashtu Federata Spanjolle dhe drejtimi i La Ligës, ndërsa u pretendua se Real Madridi nuk po trajtohet në të njëjtën mënyrë si kundërshtarët e tij.
“Ka një standard të dyfishtë ndaj Real Madridit. Nuk po e lejojnë të garojë”, u shpreh Real Madrid TV.
Humbja ndaj Atletico Madridit ka një ndikim edhe në renditjen e kampionatit.
Pas javës së zhvilluar, Real Madrid mbetet gjashtë pikë pas Barcelonës kryesuese, teksa kampionati ndërpritet për shkak të angazhimeve të kombëtareve.
Derbi i Madridit u mbyll 2-1 për Atletico, me Grimaldon që shënoi nga pika e bardhë dhe Jonathan David që dyfishoi avantazhin, ndërsa Antonio Rüdiger ngushtoi diferencën në minutat e fundit.