TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Meta u thirr në SPAK për të dhënë deklarime lidhur me çështjen CEZ-DIA, e cila po hetohet prej vitesh,
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit në MCN TV, Meta e cilësoi thirrjen e tij në këtë institucion, si një nevojë të Rilindjes kur është në krizë. Ai u pyet nga gazetari Ylli Rakipi, se përse vijon të depozitojë dosje në SPAK, sëbashku me Monika Kryemadhin, kur e konsiderojnë SPAK-un të kapur nga Edi Rama.
Meta deklaroi se e kanë vënë në provë SPAK-un.
Ai deklaroi gjithashtu se nuk mund të shantazhohet askush, duke iu referuar thirrjes së tij në SPAK.

Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ju thoni që SPAK kontrollohet nga Rama?
Ilir Meta: E ka thënë Rama në Kongres, SPAK është krijesa jonë, të hetojë Metën dhe Berishën.
Ylli Rakipi: A e konsideroni thirrjen në SPAK shantazh të Ramësn?
Ilir Meta: Nuk ka institucion dhe fuqi në botë t'i bëjë shantazh Ilir Metës. Jam politikan dhe kam dy detyra. Të respektoj Kushtetutën dhe ligjin. E dyta, të kem respekt për të vërtetën në raport me qytetarët dhe për hir të atij raporti që kam krijuar në jetën publike. Këto janë dy gjërat e para. Sa herë të më thërrasin do të shkoj atje, do të dal para gazetarëve dhe do të jap sqarimet e mia. Nuk kam asnjë shqetësim as nga SPAK, as nga FBI, as nga CIA. Asnjë shqetësim nuk kam sepse jam i qartë në raport me ligjin.
Ylli Rakipi: Nëse SPAK është i kontrolluar nga Edi Rama, pse çoni letra atje? Unë nuk do ta bëja.
Ilir Meta: Ne kemi punuar pak edhe me profesor Naçin… Ai thoshte letrat, kujdes letrat. Tani, ti në një institucion, nëse nuk e vë në provë, nuk mund të thuash ka vullnet apo nuk ka vullnet.
Ylli Rakipi: Po jo të çosh pesë kuintal letër siç ka çuar Monika...
Ilir Meta: Ka çuar dhe ka edhe të tjera. Ata duhen ndihmuar (SPAK-u). Pastaj, duan të ndihmojnë veten apo jo, është çështja dhe përgjegjësia e tyre.