TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, pas një sherri masiv ku ishin përfshirë edhe nëntë shqiptarë të tjerë.
Sipas Protothema.gr, ditën e nesërme në mesditë të afërmit dhe miqtë do t'i japin lamtumirën 39-vjeçarit shqiptar në vendlindjen e tij, në Shqipëri.
Trupi i 39-vjeçarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se ai humbi jetën nga një plumb “qorr”.
Në të njëjtën kohë, nusja e 39-vjeçarit përshkruan për mediat greke minutat e fundit të jetës së tij, në momentin që i riu shqiptar ndodhej në kafenenë e Rrugës Kastamonis në Nea Joni.
“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe aty u godit. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin ata (për 7 personat), sepse nuk i njihte. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti “qetësohuni djema, qetësohuni’”, thotë bashkëshortja e 39-vjeçarit dhe shton se ai ishte një njeri punëtor që nuk kishte asnjë ngatërresë me njerëz si ata që u përfshinë në përleshjen vrastare.
“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Dyqani nuk ishte vendqëndrimi i tij. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje, si të martën. Ishte punëtor dhe i qetë”, thekson ajo.