TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ngriti alarmin për biznesin e një guroreje në rrugën që të çon të kalaja ilire e Gajtanit në Shkodër.
Përmes disa fotove, Forumi tha se lejet mjedisore janë dhënë nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila po shoqëron kryeministrin Rama në Japoni, por nuk ka gjeur kohë për të parë se çfarë po ndodh në Shkodër.
Kalaja ilire e Gajtanit, apo “qyteza”, siç e quajnë vendasit këtë qendër të lashtë, është e vendosur në shpatet e dy kodrave të larta dhe të izoluara. Me gjithë pozicionin mbrojtës natyral, rreth shek. VII para e.s., vendi u rrethua me mure të mëdha, të cilat edhe sot, mbas afro 2600 vjetësh janë ruajtur, në disa pjesë. Janë të trashë deri 3,5 m, të ndërtuar me gurë të mëdhenj, me punim të pakët, që duken si shkëmbinj të mëdhenj, të vendosur një mbi një pa ndonjë lidhje llaçi apo balte. Është ruajtur edhe një portë e “qytezës”, kurse një tjetër u zbulua nga gërmimet e vitit 1963.
Sipas Forumit, kalaja ilire e Gajtanit në Shkodër është një qendër e rëndësishme që vizitohet nga shqiptarët dhe të huajt dhe përmban vlera të mëdha arkeologjike për zonën.
Në shek. III p.e.s. qyteza e Gajtanit arriti shkallën më të lartë të lulëzimit të vet. Është koha kur ilirët, në gjithë trevën e tyre, pësojnë një ngritje të ndjeshme ekonomike, e cila shfaqet në perfeksionimin e ndërtimeve e prodhimeve të artizanatit, në pasurimin e zhvillimin e mëtejshëm të kulturës së tyre. Në Gajtan kjo periudhë është e përfaqësuar kryesisht me qeramikën dhe objekte zbukurimi.