TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke replikuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për pandëshkueshmërinë e politikanëve të korruptuar ngaj drejtësia, tha se kjo që bën drejtësia e re me SPAK-un është teatralizëm. Nga ana e tij Meta renditi disa raste të padive për ngjarje të rënda kur SPAK-u, ose nuk ka nisur hetime, ose i ka transferuar ato në prokuroritë e rrehteve dhe u shpreh se Rama dhe qeveria nuk kanë frikë nga drejtësia.
Biseda në studio
Sejamini: Shqetësimi im është ky: Juve ju thërret SPAK-u dhe unë si qytetar mendoj se ka diçka dhe krijon imazh se ka diçka aty dhe po të hetojnë. Pastaj nuk ndodh një gjë 1, 2, 3 vjet. Dhe mua më krijohet përshtypja ose SPAK-u është komplet i korruptuar dhe bën teatralizëm, ose SPAK-u nuk po heton një politikan. Kjo që bën SPAK nuk është drejtësi, është teatralizëm.
Meta: Kjo që më thirrën mua, le të më thërrasin sa herë të duan, s’kam asnjë shqetësim, asgjë. Unë kam ca shqetësime të tjera. Dosjen 184, të Dibrës, që tronditi Evropën dhe u vu kusht edhe nga Bundestagu.
Sejamini: Po të pyesësh PS-në thotë se shqetësim janë dosjet e tjera, sepse politikanët këtë thonë: Dosja e tjetrit është më interesante se e imja.
Meta: Shqetësim madhor me dëme katastrofike për shtetin ishte ngjarja e Elbasanit, ku humbi jetën një qytetar, ndodhi një konfrontim përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Kishte vajtur denoncimi nga opozita që më parë atje dhe ata ia kaluan prokurorisë së Elbasanit për ta ndjekur, ndërkohë që aty përfshiheshin zyrtarë dhe titullarë. Dhe një deputete e Elbasanit, Monika Kryemadhi, që denonconte në KLP se vëllai i prokurorit të Elbasanit konkurronte për PS-në, ndërsa SPAK-u e mori çështjen dhe e çoi në Elbasan.
Tjetër. Falsifikohet firma e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një proces historik se ishte i pari në 32 vjet i parlamentit kundër presidentit në Gjykatë Kushtetuese. Presidenti e çon kallëzimin në SPAK dhe ende nuk ka asnjë përgjigje, asnjë reagim.
Dhe më e rënda. Komisioni i Venecias e shpalli fajtor gjykatësin (Dvoranin), presidenti i republikës e çoi në SPAK, ndërsa qeveria tha se vërtet pati shkelje, por nuk ndodhi asgjë.
Sejamini: Kur vjen puna, pandëshkeshmëria e politikanëve mbetet një standard dhe tipar i politikës shqiptare, ndaj unë s’kam besim te hetimet e SPAK-ut për asnjë lloj gjëje.
Meta: Shqipëria, me Edi Ramën dhe Rilindjen, pikërisht në kohën e zbatimit të reformës në drejtësi, që duhet të kishte patur një përmirësim shumë të ndjeshëm në indekset kundër korrupsionit, të transperëncës dhe të mirëqeverisjes, ka një përkeqësim shumë serioz, ka humbur shuëm vende. Ndihma ekonomike është më pak se gjysma e asaj që jepet në Kosovë për zonat urbane dhe ¼ për zonat rurale dhe sa e sa tregues të tjerë alarmantë, që tregojnë lidhjen mes rritjes së korrupsionit dhe varfërisë. Ne i kemi pagat 40 për qind më pak se vendet e rajonit, ndërsa dikur i kishim mbi mesataren e rajonit. Ky është produkt i asaj që qeveria dhe Edi Rama nuk kanë frikë nga drejtësia. E bëjnë kilometrin e rrugës 4-5 herë më shtrenjtë dhe këtë e vuajnë njerëzit që largohen.