AKTUALITET, 23 Shkurt 2023, 21:23

"I thashë Lefterit hap sytë kur firmos, sepse Rama nuk e di rëndësinë e ligjit!"/ Meta zbulon bisedat me Lefter Kokën dhe ministrat

"I thashë Lefterit hap sytë kur firmos, sepse Rama nuk e di

Ilir Meta ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur edhe për aferën e inceneratorëve dhe Lefter Kokën, ish ministrin e Mjedisit, që fillimisht militonte në LSI, para se të kalonte me Partinë Socialiste. 

Meta tha se e ka këshilluar Kokën dhe ministrat e tjerë, të kenë kujdes kur firmosin pasi "Rama nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave". 

Ai shtoi se Koka ka vepruar me "bekimin e Edi Ramës", duke iu referuar firmave të hedhura për inceneratorët. 

"Lefteri po bën shërbimet e veta ndaj Edi Ramës për gjërat e veta.

Lefterit dhe të gjithë ministrave që kam emëruar unë, u kam thënë hapni sytë kur firmosni, kini kujdes dhe mos e dëgjoni atë, sepse ai nuk e di rëndësinë e ligjit dhe të letrave. Se çfarë ka firmosur ai, e di vetë ai.

Çështja e inceneratorëve, u krijua me problemin e Fierit, që dilnin njerëzit. I kam thënë, zotëri nëse janë bërë në kundërshtim me rregullat, mos më ngatërro mua me këtë histori. I kam ndërprerë marrëdhëniet me të, 3-4 muaj para se të digjte mandatet opozita.

Nuk kishim përgjegjësi të merrnim në mbrojtje një njeri që ka bërë letrat me bekimin e Edi Ramës.

Mos e di budalla Shkëlqim Canin, që nuk pranoi të bëntë këto gjëra?

Karriken e zë dikush tjetër, por firma mbetet aty", tha Meta. 

"I thashë Lefterit hap sytë kur firmos, sepse Rama nuk e di

"I thashë Lefterit hap sytë kur firmos, sepse Rama nuk e di

"I thashë Lefterit hap sytë kur firmos, sepse Rama nuk e di