TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klement Xhaferri është shoqëruar nga policia ditën e sotme në Elbasan gjatë aksionit të RENEA-s në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Mësohet se, Xhaferri është ndaluar nga forcat RENEA teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet.
Xhaferri ishte shpallur në kërkim në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Elbasan para 25 prillit, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.
Operacioni ka vijuar prej disa orësh, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë. Dyshimet janë se edhe këtë herë bosët e krimit si Talo Çela apo Suel Çela kanë arritur t’ia mbathin.