AKTUALITET, 9 Mars 2022, 20:24

Qytetarët në protestë për çmimet/ Lulzim Basha nuk bëhet i gjallë, reagimin e fundit e ka për 8 marsin!

Qytetarët në protestë për çmimet/  Lulzim Basha nuk
Lulzim Basha

Lulzim Basha po përballet me furtunë brenda Partisë Demokratike, ku shumica e grupit parlamentar i ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme. 

Ai ka dhënë shenja se do të vijojë të qëndrojë në krye të kësaj partie edhe pse përfundoi forcë e fundit. 

Se sa i pafuqishëm është Lulzim Basha për të bërë opozitë, këtë e tregon fakti se në momente kritike për problemet e qytetarëve, ai nuk duket gjëkundi. 

Pasditen e sotme, është mbajtur një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, por kreu i PD, as ka qenë prezent dhe as e ka vrarë mendjen për këtë problem. Në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, deri tani nuk ka asnjë reagim. 

Postimi i tij i fundit në facebook, është një urim për 8 marsin!

Poll