AKTUALITET, 9 Mars 2022, 19:30

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 38-vjeçarit, Admir Bajri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen Dobraç në rrethana ende të paqarta, kur persona ende të pa identifikuar e kane qëlluar Bajrin ndërsa ishte duke levizur me makinë. 

Policia thotë se 38-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove  të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove  të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.