AKTUALITET, 9 Mars 2022, 19:43

Përshkallëzohet protesta, qytetarët bllokojnë rrugën në Tiranë

Përshkallëzohet protesta, qytetarët bllokojnë rrugën

Është përshkallëzuar sërish protesta e qytetarëve për rritjen e çmimeve. Pas bllokimit të unazës, qytetarët janë vendosur në bllok, në "Rrugën e Shallvareve", një nga artieret kryesore të kryeqytetit.

Ata bëjnë thirrje në kor qytetarëve: "Fikini makinën, bashkohuni me ne!"

Ndërkohë, si pasojë e bllokimit është krijuar trafik, me makinat që janë vendosur në varg të palëvizura.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protesta të ngjashme do të bëhen çdo ditë, me të shtunën që është lajmëruar një protestë masive.