TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç në Shkodër.
Mësohet se, personi i plagosur është Admir Bajri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. I plagosuri ka qenë në këmbë para një supermarketi në momentin që është qëlluar.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç ku është plagosur 38-vjeçari teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip "Benz".
38-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.