TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Adriatik Lapaj ka dalë në protestën e sotme para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.
Në fjalën e tij, Lapaj u shpreh se qeveritë e përgjegjshme kanë marrë masa, duke ndihmuar bizneset dhe familjet shqiptare. Sipas tij, janë rritur çmimet e të gjitha produkteve, por nuk janë rritur rrogat.
Adriatik Llapaj: A është rritur çmimi i miellit, po apo jo! Po.
A është rritur çmimi i orizit? Po.
A është rritur çmimi i bukës? Po.
Po çfarë dreqin bëhet në këtë vend!!
Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa, kjo nuk është krizë vetëm e Shqipërisë, por edhe e vendeve të tjera që reflektohen edhe në Shqipëri. Nëse në vendet e tjetra çmimet rriten me 5%, si ka mundësi që në Shqipëri rriten me 25 %.
Në Serbi nafta do të mbetet 1.5 euro.
Në Maqedoni, çmimi tavan do të jetë 1.5 euro.
Në Kosovë është vendosur që shitësit me shumicë të kenë një marzh fitimi jo më shumë se një marzh prej 4% të vlerës.
Në Greqi qeveria do të japë një cek prej 300-400 euro në muaj.
A keni parë të merret ndonjë masë nga Shqipëria për krizën në fjalë?







