AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 18:27

Porti i Durrësit/ Tedi Blushi: Je i kapur mat! Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt

Porti i Durrësit/ Tedi Blushi: Je i kapur mat! Kjo aferë mafioze do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në “Facebook”, ai thotë se nxitimi i kryeministrit Rama për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Më tej shton se kryeministri është i kapur mat, duke shtuar se ndëshkimit nuk do t’i shpëtojë.

Reagimi i Blushit

Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt.

Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama.

Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!

Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!