AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 19:30

Zgjedhjet lokale të 14 majit, Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste

Zgjedhjet lokale të 14 majit, Rama mbledh kryesinë e Partisë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë.

Mbledhja ka nisur rreth orës 19:00 të së enjtes dhe është duke vijuar ende.

Mësohet se, në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet për pushtetin vendor dhe organizimi i partisë në bashki dhe degët e saj në rrethe.