AKTUALITET, 16 Qershor 2023, 18:43

Putin nuk ndalet, sulmon Zelensky-in dhe paralajmëron NATO-n: Rrezik serioz, mund të përfshihen në konflikt

Putin nuk ndalet, sulmon Zelensky-in dhe paralajmëron NATO-n: Rrezik

Presidenti Vladimir Putin, gjatë një fjalimi për situatën ekonomike të Rusisë në Shën Petërburg, ka deklaruar se ishte i detyruar të përdorte forcën e ushtrisë ndaj Ukrainës, duke iu rikthyer “konfliktit” të vitit 2014 për rajonin e Krimesë.

Ai gjithashtu ka sulmuar Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai është një “turp për popullin hebre”.

Duke folur për një përshkallëzim të luftës, Putin tha se ekziston një “rrezik serioz” që NATO mund të përfshihet më tej në konflikt.

Sa i përket armëve bërthamore, ai theksoi se Rusia mund t’i përdorte ato nëse do të kishte një kërcënim për integritetin ose ekzistencën e saj territoriale, por që momentalisht nuk kishte nevojë.