TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Spartak Ngjela komentoi tensionet në veri të Kosovës, ndërsa u ndal te vendimet e Kurtit dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj tij.
Ngjela theksoi se Rama vepron në favor të Beogradit, ndërsa shtoi se veriu i Kosovës nuk mund të bëhet kurrë federatë.
“Ka ikur Vuçiç nga zgjedhjet. Ky me një lëvizje brilante hyri në zgjedhje dhe u zgjodhën kryetarët. Serbët janë në krizë ekonomike dhe po të ecë situate kështu do të shpërbëhen dhe në këtë mënyrë kërkonin të merrnin veriun. Deri tani gjithçka është në favor të shqiptarizmit. Kanë ikur ata. Nuk ka jurist në botë që të thotë është faji i Kosovës. Nuk mund ta bëjnë kurrë veriun e Kosovës, federatë. Serbët atje nuk janë pakicë etnike, janë të ardhur dhe duan të kenë edhe republikë. Fakti që Amerika ka kërkuar lirimin e 3 policëve është në favor të Kosovës. Asociacioni nuk është çështje juridike, por s’ka autonomi Kushtetuese. Rama është me Beogradin. Kurti nuk ka sanksione. Si do t’i vendosë Amerika sanksione një shteti që e ka çliruar vetë”, tha Ngjela.