TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndonëse fushata elektorale dhe zgjedhjet kanë sjellë edhe përplasje mes palëve, akuza dhe kundërpërgjigje, një rast krejt ndryshe vjen nga Memaliaj. Në Bashkinë e Memaliajt të djathtët rifitojnë çelësat e bashkisë pas 12 viteve. Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” hyri këtë të premte në zyrën e lënë prej kryetarit në ikje, Gjolek Guci nga PS-ja.
Guci e ka përcjellë prej sallës ku u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak e deri tek zyra duke ia dorëzuar detyrën kundërshtarit politik.
Ky është një mesazh harmonie për votuesit, që u përcoll dhe nga kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Memaliajt Albert Malaj.